Republika e Kosoves

Skënderaj

Në malet e fshatit Kuqicë dhe në mesin e bukurive natyrore, filloi të realizohet projekti i premtuar për ndërtimin e shtigjeve të ecjes.

2024/01/17 - 9:12

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi, bashkë me përfaqësuesit e Klubit të Bjeshkatarëve “Nomads”, të udhëhequr nga Valdete Çollaku, kanë vizituar vendin ku nis shtegu i gjatë 22 kilometra e i cili kalon nëpërmjet maleve të Kuqicës, Kotorrit dhe Radishevës.
Qeverisja Nura kishte premtuar projektin e ndërtimit të shtegut, në kuadër të të cilit parashihet, përveç shtegut për ecje, edhe ndërtimi i bujtinave mes maleve dhe bukurive natyrore që ofron komuna jonë, me qëllim të zhvillimit të turizmit malor, një nga fushat me prioritet në qeverisjen lokale.
❄️🗻🏠✅