Republika e Kosoves

Skënderaj

Nga nesër Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Anton Çetta” fillon mësimin online

2020/04/05 - 8:17

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorinë e Arsimit janë angazhuar që mësimin online ta organizohet edhe për shkollat e mesme të komunës sonë.

Pas fillimit të mësimit online për nxënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari”, falë angazhimit të Drejtorisë së Arsimit dhe profesorëve nga nesër do të nis mësimi online edhe për nxënësit e SHMLP-së “Anton Çetta” në Skenderaj.

Profesorët e SHMLP-së kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi menyrën se si do të zhvillohet ky mësim.

Drejtuesi i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, apelon nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në menyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime.

Bashkë do t’ia dalim!