Republika e Kosoves

Skënderaj

Njoftim

2019/07/09 - 3:39

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Skenderajt së rreptësishtë është ndaluar ndezja e zjarreve të hapura në fusha, male dhe hapësira të tjera publike.

Zjarret e hapura janë shkaktarë i rrezikut të përgjithshëm, andaj paraqesin vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme.

Çdo person i cili vëren rrezikun nga zjarri është i obliguar të informon stacionin më të afërt të: Shërbimit Zjarrikjes dhe Shpëtimit në tel: 028-539-093, 193, Policinë e Kosovës në numrin – 028-582-087, 192 – Qendrës së alarmimit dhe informimit në tel: 112.

Lusim qytetarët e Komunës së Skenderajt që ta respektojnë dhe ta përfillin këtë njoftim si dhe të ndikojnë në parandalimin e shkaktimit të zjarreve të hapura.