Republika e Kosoves

Skënderaj

Njoftim i rëndësishëm për gratë ndërmarrëse, për subvencionimin me mjete financiare për ndërmarrjet e mesme, të vogla dhe të mëdha

2020/09/21 - 3:32

Të nderuar qytetarë të Komunës së Skenderajt, Drejtoria për Zhvillim e Ekonomi, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm ju njofton se është hapur aplikimi për subvencionimin e të gjitha bizneseve të interesuara, që ofrohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht KIESA.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me qëllim të fuqizimit të bizneseve me pronësi apo me bashkëpronësi (se paku 50%) të grave ndërmarrëse ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të NVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse.

Në kuadër të kësaj MTI/KIESA do të mbështes me subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet e tilla, nga 10 mijë deri në 30 mijë euro.

Detajet për aplikim i gjeni në ueb faqen e KIESA-s në linkun: http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,473

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 02.10.2020 në orën 16:00.

Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria për Zhvillim e Ekonomi, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm në Komunën e Skenderajt.