Republika e Kosoves

Skënderaj

Nuk respektoi vendimin për mbyllje, gjobitet me 200 euro biznesi në Skënderaj

2020/04/02 - 5:08

Drejtoria e Inspektoriatit në Komunën e Skenderajt ka gjobitur një biznes me 200 euro gjobë, pasi që nuk i është përmbajtur vendimit dhe urdhëresave për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bënë thirrje që t`u përmbahemi vendimeve që janë në fuqi.

“200 euro gjobë për biznesin që nuk respektoi vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër. T’i përmbahemi vendimeve e urdhëresave në fuqi, të kontribuojmë secili nga ne në parandalimin e infeksionit COVID-19” ka thënë Kryetari Jashari.