Republika e Kosoves

Skënderaj

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt, sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është mbajtur takimi tradicional

2024/03/11 - 10:41

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt, sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është mbajtur takimi tradicional, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtaret e Administratës Komunale, zyrtaret policorë dhe të ftuara të tjera nga institucionet lokale, për të shënuar 8 Marsin.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, duke ua uruar ditën e tyre, ka theksuar angazhimin e gruas në jetën e përditshme, si në familje ashtu edhe në shoqërinë tonë.
Për këtë, kryetari Nura është shprehur me respekt ndaj të gjitha nënave e motrave tona!
Edhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Qefsere Datuaj, ua ka uruar pjesëmarrësve Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Gëzuar 8 Marsi!⚘️