Republika e Kosoves

Skënderaj

Parking për bizneset në qendrën zejtare!

2024/03/01 - 10:39

Parking për bizneset në qendrën zejtare!
🅿️🚘
Kanë nisur sot punimet e realizimit të projektit për parking që do të jetë në shfrytëzim të bizneseve në Bulevardin “Ilaz Kodra”, me çka po përmbushet premtimi i kryetarit Nura, për komunitetin e biznesit në këtë zonë të frekuentuar të qytetit të Skenderajt.
Teksa puna ka filluar, sot kanë mbikëqyrë ecurinë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.
Me krijimim e hapësirës për parking, po kompletohet në tërësi Bulevardi “Ilaz Kodra”, në të cilën janë zgjeruar të dy anët e trotuareve, është instaluar sistemi i ndriçimit të ri publik dhe infrastruktura përcjellëse.