Republika e Kosoves

Skënderaj

Për nder 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale për Arsim, ka organizuar takim me mësimdhënës dhe veteranë të arsimit

2024/03/11 - 10:28

Për nder 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale për Arsim, ka organizuar takim me mësimdhënës dhe veteranë të arsimit, në një ceremoni ku janë nderuar me mirënjohje mësimdhënësit e dalë në pension gjatë vitit shkollor 2023/2024.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, duke ua uruar 7 Marsin, u ka shprehur mirënjohjen e lartë të gjithë mësimdhënësve që kontribuuan në arsimimin e gjeneratave në komunën e Skenderajt.
Me këtë rast, të gjithë mësimdhënësve që janë pensionuar gjatë vitit shkollor 2023/2024, u janë ndarë mirënjohje dhe dhurata.
Ndërkaq, në takimin tjetër të organizuar me të gjithë mësimdhënësit e komunës, kanë marrë pjesë kryetari Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, dhe drejtorët tjerë të Ekzekutivit.
Kreu i Komunës i ka falënderuar mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në procesin arsimor, duke i siguruar për përkrahje nga ana e Komunës në angazhimin e tyre për të edukuar dhe arsimuar gjenerat e tanishme dhe të ardhshme.
Edhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.