Republika e Kosoves

Skënderaj

Po vazhdon përkrahja nëpërmjet granteve bujqësore për fermerët e komunës së Skenderajt, me ç’rast këto ditë është bërë shpërndarja e pajisjeve bujqësore.

2023/12/01 - 2:34

Në kuadër të mbështetjes së radhës, janë ndarë 15 palë plugje, 10 pajisje spërkatëse kundër barojave, 10 mbjellëse misri dhe 2 inkubatorë për zogj.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar se në kuadër të kësaj thirrjeje, kanë përfituar 85 fermerë të komunës së Skenderajt, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë përkrahja e bujqve, me qëllim të
zhvillimit të këtij sektori dhe familjeve punëtore.