Republika e Kosoves

Skënderaj

Skenderaj shënon 11 vjetorin e çlirimit

2010/06/18 - 12:00

Skenderaj, 18 qershor – Komuna e Skenderajt ka shënuar të premten 11 vjetorin e çlirimit nga okupimi serb. Me këtë rast janë mbajtur një ser aktivitetesh të cilat kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Polac, Marinë e gjetiu, dhe me organizimin e një kokteji për familjet e dëshmorëve, i cili u mbajt në njërin prej restoranteve të qytetit.

Në Ditën e Çlirimit u është prerë shiriti përurues, dy  projekteve kapitale, njëri prej të cilëve investimi i MTPT-së kurse tjetri nga një donator slloven. Nën tingujt muzikor të surleve dhe tupanëve është përuruar rruga e cila fshatin Kuçicë e lidhë me magjistralen në Klinë të Epërme. Ndërtimin e rrugës në gjatësi prej më shumë se 5 km, e qe është projekti i parë i pasluftës i realizuar në këtë fshat, e ka financuar me afro 1 milion euro, MTPT-ja.

 

Ndërkaq, në hapësirat prej 14 ha, në mes të Skenderajt dhe Prekazit, solemnisht kanë filluar punimet e parkut Industrial, qe është financim i firmës “Tecno Polis” nga Celja e Sllovenisë. Sonja Rutar, drejtoreshë e donatorit, ka thënë se ky është projekt milionësh, i cili do të sigurojë infrastrukturën komplete për 33 biznese, në të cilat parashihet të punësohen rreth 400 punëtorë, ndërkaq kryetari Lushtaku, e ka quajtur projektin më madhor në komunën e Skenderajt. Drejtori i firmës “EuroProjekt” nga Skenderaj, e cila e ka fituar tenderin për kryerjen e punimeve, Bashkim Veliu, ka premtuar se punë do të kryhen në afatin e paraparë prej 15 muajsh. 

 

Idriz Rrecaj e Muharrem Derguti, pas vdekjes, dekorohen për veprimtari atdhetare

Njëmbëdhjetë vjet pas çlirimit të Skenderajt, dy aktivistët më të dalluar të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj, dhe Muharrem Dërguti, janë nderuar pas vdekjes me mirënjohje, nga ana e kryetarit të Komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku me motivacionin:  “Për veprimtari atdhetare në shërbim të realizimit të idealeve të brezave ndër shekuj”.

 Idriz Rrecaj ka qenë aktivist i shquar i çështjes kombëtare dhe themelues e kryetar i LDK-së në Skenderaj, deri në fillimin e luftës. Ai konsiderohet i zhdukur qe nga 19 prilli 1999, kur bashkë me 29 intelektualë nga Skenderaj dhe Mitrovica, kishin rënë në pritë të forcave serbe, dhe prej atëherë nuk dihet për fatin e tij.

Edhe Muharrem Dergut, ka qenë ndër intelektualët dhe veprimtarët e parë të kësaj ane deri në vdekjen e tij më 2 korrik 1993

 


Skenderaj, 18 qershor – Komuna e Skenderajt ka shënuar të premten 11 vjetorin e çlirimit nga okupimi serb. Me këtë rast janë mbajtur një ser aktivitetesh të cilat kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Polac, Marinë e gjetiu, dhe me organizimin e një kokteji për familjet e dëshmorëve, i cili u mbajt në njërin prej restoranteve të qytetit.