Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot është bërë shpallja e më të mirëve në sport

2024/01/04 - 10:19

Në ngjarjen e përvitshme të përzgjedhjes së sportistit të vitit në komunën e Skenderajt, në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot është bërë shpallja e më të mirëve në sport, derisa ky epitet i ka takuar Drilon Haxhijajt nga skuadra e Drenicës në futsall.
Sipas vlerësimit të komisionit për përzgjedhjen e sportistit të vitit, trajneri më i mirë u shpall Ylli Kadriu nga Klubi i Volejbollit “Skenderaj” (F), derisa ky klub gjithashtu u zgjodh më i mirë për këtë vit.
Në ceremoninë e sotme janë ndarë mirënjohje dhe çmime edhe për sportistë dhe klube tjera nga Skenderaj, për kontributin dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme sportive.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, i ka përgëzuar më të mirët, duke siguruar përkrahje për sportin edhe vitin e ardhshëm.