Republika e Kosoves

Skënderaj

Sot është shënuar 25 vjetori i Masakrës së Qytetit të Skenderajt

2024/03/21 - 10:25

Me pjesëmarrje të familjarëve, kryetarit të Komunës, Fadil Nura dhe drejtorëve komunalë, sot është shënuar 25 vjetori i Masakrës së Qytetit të Skenderajt, me ç’rast janë bërë homazhe te lapidari i ngritur në nderim të viktimave, te Pishat e qytetit.
Kryetari Nura ka thënë se liria e Kosovës dhe pavarësia e saj janë si rezultat i sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare.
Ai është shprehur se është obligim institucional që të nderohen dhe përkujtohen gjithmonë të gjithë dëshmorët, martirët dhe civilët e vrarë të Kosovës.
Lavdi të rënëve të Masakrës së Qytetit!