Sot në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare nga dy letrarët Avni Spahiu dhe Ibrahim Berisha
2024/10/04 - 8:49
Sot në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare nga dy letrarët Avni Spahiu, ish ambasador i Kosovës në SHBA dhe Turqi, dhe Ibrahim Berisha, me ç’rast është realizuar edhe një bashkëbisedim letrar për veprat e autorëve respektivë.
Në këtë ngjarje kulturore kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, dashamirë të artit e kulturës dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij, kryetari Nura, është shprehur mirënjohës ndaj ish-ambasadorit Spahiu, për kontributin e dhënë jo vetëm në letërsi, por edhe në përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme të vendit.
Për këtë kontribut, kryetari Nura i ka ndarë Spahiut mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt.