Republika e Kosoves

Skënderaj

USAID-i amerikan e vlerëson pozitivisht Skenderajn për publikim të kontratave

2018/08/10 - 1:37

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID në Kosovë, në një paraqitje publike në llogarinë e saj në Facebook (https://www.facebook.com/usaidkosovo/…), e ka vlerësuar edhe Komunën e Skenderajt (në mesin e 7 komunave tjera të Kosovës), si model të vendosjes së standardeve të transparencës ndaj publikut.

Ky vlerësim pason vendimin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, për hapjen e kontratave, përkatësisht publikimin e kontratave me operatorë ekonomik, gjatë mandatit të tij.

Kujtojmë se Skenderaj, u bë komuna e 6 më radhë pas Gjakovës, Pejës, Prishtinë, Vushtrrisë dhe Ferizajt, për publikimin e kontratave publike.