Vazhdimi i fazës së dytë të transformimit të qendrës së Runikut
2023/12/07 - 9:31
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë inspektuar sot punimet e fazës së dytë të projektit për ndërtimin e Subqendrës në Runik.
Aktualisht është në përfundim e sipër procesi i rrënimit të objekteve të vjetra, për të vazhduar më pas me punimet e projektit, i cili është më i rëndësishmi në kategorinë e investimeve kapitale për këtë bashkësi të madhe lokale.
Projekti parasheh ndërtimin e një qendre me hapësira të mjaftueshme për sektorin e bizneseve, infrastrukturë bashkëkohore publike dhe gjithçka tjetër, që qendra e Runikut të shndërrohet në një atraktivitet urbanistik.