Republika e Kosoves

Skënderaj

Vazhdon asfaltimi i rrugëve

2018/08/03 - 4:17

Komuna e Skenderajt po vazhdon rregullimin e sistemit të infrastrukturës rrugore në teritorin e saj, nëpërmjet projekteve të financuara nga niveli qendror por edhe nga buxheti komunal, me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Në këtë mënyrë, ka hyrë në fazën përfundimtare projekti rrugor Klinë e Poshtme – Prekaz, i cili ka filluar të realizohet nga viti 2016 e që pritet të kryhet para afatit të kontratës që është vitit 2019.

Projekti parasheh 11.5 kilometra (11,440 metra), që përfshin në vete 31 segmete rrugore në, për të cilën Minstria e Infrastrukturës ka ndarë 797,946.50 Euro.

Sipas përfaqësuesve të Operatorit Ekonomik ILEAA Group, firmë kjo që po i zhvillon punimet, projekti në fjalë pritet të përfundojë gjatë këtij viti, 1 vit para afatit të kontratës, 2016-2019.