Lajmet   Në Kaçanik hapet panairi i sportit

Në Kaçanik hapet panairi i sportit - 23 qershor 2016

 Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, është hapur Panairi i Sportit, ku kanë marrë pjesë fëmijë dhe nxënës të organizuar për këtë panair në bashkëpunim e Shoqatën e Pedagogëve të Edukatës Fizike në Kaçanik.

 

 

 Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, është hapur Panairi i Sportit, ku kanë marrë pjesë fëmijë dhe nxënës të organizuar për këtë panair në bashkëpunim e Shoqatën e Pedagogëve të Edukatës Fizike në Kaçanik. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi përgëzoi sportistët kaçanikas për sukseset e treguara së fundi në gara të ndryshme, duke shtuar që suksesi i arritur të jetë një mesazh për institucionet qendrore për rikthimin e vëmendjes për investime në Komunën e Kaçanikut.Takimin e përshëndetën edhe përfaqësuesit nga Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Mehmet Bogujevci- Sekretar gjenerali i këtij komiteti dhe Vjollca Krasniqi- anëtare e bordit ekzekutiv, të cilët përgëzuan Komunën e Kaçanikut për këtë organizim, ndërsa uruan të rinjtë kaçanikas për suksese të reja në të gjitha sportet. Të rinjët pjesëmarrës në këtë panair i përshëndeti dhe falenderoi për pjesëmarrje edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili tha se Kaçaniku ka shumë talent në lëmi të ndryshme të sportit, ndërsa falenderoi arsimtarët dhe profesorët e kulturës fizike të cilët vazhdimisht po angazhohen për një sukses më të madh të nxënësve të tyre në fusha të ndryshme të sportit. Panairi i sportit është organizuar edhe në komuna të tjera të Kosovës në kuadër të 23 qershorit ditës ndërkombëtare të olimpiadës.

 

 

 

 

 


RSS

Sign in