Documents

  Institucionet parashkollore
 
 
 

Edukimi dhe Arsimi në Komunën e Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut si një komunë periferike e Republikës së Kosovës, gjithnjë i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushton një rëndësi të veçantë edukimit dhe arsimit të brezave të rijnë, duke ju ofruar kushte optimale.
Komuna e Kaçanikut, në theks të veçantë Drejtoria e Arsimit, duke pasur parasysh numrin e madh të rinjëve kaçanikas sidomos të grup-moshës 5-18 vjeç, që përbën rreth 22% të popullsisë së komunës tone, i’u ka mundësuar kushte mjaft të mira për shkollim. Me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës shkollore, Drejtoria e Arsimit ka pasur edhe ndihmën dhe përkrahjen edhe të strukturave të tjera komunale.
Komuna e Kaçanikut numëron 12 shkolla fillore me 25 paralele të ndara fizike, 2 shkolla të mesme dhe një institucion parashkollor (çerdhe QEAP “Agimi”), si dhe 2 paralele për fëmijët me nevoja të veçanta.
Përveç Shkollave, në qytetin e Kaçanikut funksionon edhe biblioteka e qytetit, Shoqëritë Kulturor Artistike ( dy sosh), si dhe disa klube sportive.
Për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, në Komunën e Kaçanikut janë të angazhuar 555 mësimdhënës, duke përfshi edhe stafin udhëheqës të shkollave si dhe ata teknik.
 
Numri i nxënësve sipas nivelit të arsimit viti shkollor 2009/2010:
 
 
 
Numri i nxënësve
Arsimi parafillor
524
Arsimi fillor
5916
Arsimi i mesëm
1873
Gjithsej
8313
 



 
*   Plani Strategjik i Arsimit 2009-2011