2018/06/06 - 6:34
Mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit përmes Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA, ishin temë e bashkëbisedimit të Kryetarit Suma me z.Burak Ceran.
Kryetari Suma falënderoi në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe popullin e sajë për kontributin e tyre dhënë për Kosovën dhe në veçanti përmes shumë projekteve edhe Komunën e Hanit të Elezit.
Kryetari Suma pas një prezantimi të potencialeve dhe kapacitet e komunës identifikoi disa fusha me mundësi të bashkëpunimit si në shëndetësi, në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Ndërsa z.Burak Ceran, koordinator i TIKA-s për Kosovë tha se me këtë vizitë, dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar Komunën e Hanit të Elezit në projektet të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e Komunës dhe mirëqenies së banorëve të saj.