Republika e Kosoves

Hani i Elezit

AJNURE THAQI

AJNURE THAQI

LËVIZJA VETVENDOSJE

Ajnure Thaçi është e lindur më 01 Mars 1984, Seçishtë, komuna Hani i Elezit.

Shkollën fillore e kreu në Han të Elezit, ndërsa shkollën e mesme e kreu në SHML “ DARDANIA” në Han të Elezit, në drejtimin gjimnaz i përgjithshëm. Studimet i vazhdoi ne Universitetin e Prishtines, ku mori titullin “Bachelor i Gjuhes dhe letërsisë shqipe”. Ndersa më vonë vazhdoi studimet edhe në Universitetin e Tetovës ku mori titullin “ Profesor i grupit klasor”

Në vitin 2007 filloi punën si arsimtare e ciklit të ulët në shkollën fillore  “Tefik Çanga” Hani i Elezit.

Punoi si profesoreshë e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën e mesme  “Dardania” si dhe gjatë vitit 2012 punoi edhe në shkollën fillore “ Kështjella e Diturisë” Paldenicë.

Që nga viti 2015, është duke punuar në shkollën fillore “ Ilaz Thaci” Hani Elezit, ku vazhdon punën si mësimdhënëse e ciklit të ulët.

Është anëtare e Komitetit për Komunitete në Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit.