Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

2024/09/11 - 10:34

emi të lumtur të njoftojmë vazhdimsinë e një projekti të madh që do të ndikojë në transformimin e shkollës fillore “Ilaz Thaçi”. Ky projekt parasheh:
✅ Renovim të shkallëve kryesore
✅ Renovim të tualeteve
✅ Vendosja e rampave për kyqje në objekt
⚙️ Së bashku me këtë projekt parashihet vendosja e një ashensori, një hap i rëndësishëm për të siguruar akses të barabartë për personat me aftësi të veçanta, duke siguruar gjithëpërfshirje dhe lëvizje të lirë!
🇪🇺 Ky investim financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe do të kontribojë në krijimin e një infrastrukture moderne për arsim