Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Aktivitet për “Orientim në karrierë” me maturantët e komunës sonë

2023/01/26 - 9:41

Kryetari i komunës z.Mehmet Ballazhi së bashku me Drejtoren për Zhvillim Ekonomik – Majlinda Kaloshi dhe Drejtorin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport – Hisni Luri, mirëpritëm në një takim të përbashkët Drejtorin e Zyrës së Punësimit në Ferizaj – Naim Gashi, Udhëheqësin e ZP-së në Han të Elezit – Bekim Dernjani, si dhe Drejtorin e Burimeve Njerëzore të SharrCem – Adnan Vila, mbi aktivitetin “Orientimi në karrierë” me maturantët e komunës sonë, për të cilët mbajtën një sesion informues në Qendrën Kulturore “Imri Curri”.
Është mundësia për rininë që pas shkollimit të orientohen në Zyret e Punësimit për shkollat profesionale dhe orientim në karrierë për të perzgjedhur drejtimet që janë deficitare të kërkueshme për tregun.