Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Çmimi Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer tashmë ka zënë vend në Komunën e Hanit të Elezit.

2022/11/23 - 11:05

Sot, kur jemi edhe në fund të vitit të parë të qeverisjes lokale, ishim të pranishëm në Shkup për të pranuar Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer të vlerësuar nga Këshilli i Evropës, të cilët përgjatë vitit 2022, ata kanë bërë hulumtime, analiza dhe vlerësime se Komuna e Hanit të Elezit gjatë vitit qeverisës 2022 ka arritur të plotësojë të 12 Parimet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës për qeverisje të shkëlqyer.
Meritë të veçantë për këtë rezultat ka Natyra Kalisi, Drejtore e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Hanit të Elezit, e cila njëherësh ishte edhe koordinatore e këtij projekti e që në përpikmëri ka ndjekur të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet nga Këshilli i Evropës dhe sot emri i qytetit tonë u lartësua.
Ky çmim është një shtysë më shumë për mua si Kryetar i Komunës dhe ekipin tim qeverisës që të vazhdojmë të ecim rrugës së qeverisjes së shkëlqyer, ashtu siç edhe ju kemi garantuar pas marrjes së mandatit.