Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Egzon Xhoni u shpall “Mundësi më i mirë në Kosovë për vitin 2022”,

2023/02/02 - 9:59

Federata e Mundjes së Kosovës me  një ceremoni rasti  shpallë Egzon Xhonin “Mundësi më i mirë në Kosovë për vitin 2022”, si dhe Fatlum Braka u rendit i treti në 10-të më të mirët.
Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, Federata e Mundjes nderoi me mirënjohje z.Hisni Luri – Drejtor për Arsim, Kulturë, Rini e Sport, dhe z.Florim Shkreta – Kryesues i Kuvendit Komunal, për përkrahjen e vazhdueshme që i është dhënë Klubit të Mundjes “Dardania” nga Komuna e Hanit të Elezit.