Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2022

2022/11/18 - 4:39

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2022.
KPF-ja për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Informatë për ndarjen e subvencioneve në bujqësi.
3. Informatë mbi gjendjen në shëndetësi.
4. Të ndryshme.
Me propozim të ekzekutivit, KPF-ja e plotësoi rendin e ditës edhe me pikën:
-Raporti i vlerësimit të përgjithshëm për prona rezidenciale në Komunën e Hanit të Elezit.
Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës.