Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mban mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2023

2023/01/31 - 4:09

Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Raporti financiar për vitin 2022
3.Propozim vendimi për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2022-2023.
4.Plani i punës së këshillave të fshatrave për vitin 2023.
5.Plani i punës i katër komiteteve konsultative për vitin 2023
6.Plani i punës i këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2023
7.Harmonizimi i rregullores për transportin rrugorë në teritorin e Komunës së Hanit të Elezit
8.Plani i menaxhimit të mbeturinave.
9.Informatë mbi veprimtarit e subjekteve afariste për vitin 2022
10.Të ndryshme
Me propozim të këshilltarit z.Sherif Berisha nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje Kuvendi e plotësoi rendin e ditës me
-Propozimin për faljen e borxheve të tatimit në pronë.
Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi dhe drejtorët e drejtorive të komunës