Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Mbahet debati publik mbi Rregulloren Taksa dhe Tarifa Komunale për vitin 2025.

2024/09/20 - 8:38

Sot, me datën 20 Shtator 2024 , duke filluar nga ora 11:00 në sallën e takimeve në objektin e Komunës së Hanit të Elezit është mbajtur debati publik, me rend të ditës:
-Plotësim ndryshimi i Rregullores për Taksa dhe Tarifa Komunale për vitin 2025.
Në këtë debat mori pjesë Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme – Natyra Kalisi, ku edhe prezantoi mbi ndryshimet e propozuara në rregullore në të cilën planifikohen të bëhen pa pagesë certifikatat e gjendjes civile për përdorim të brendshëm si dhe ndryshime të tjera.
Gjatë këtij debati u diskutuan pika të ndryshme në lidhje me ndryshimet e taksave, si dhe u dhanë propozime, të cilat do të përcillen në Kuvend për miratim.