Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Përfundojnë punimet në ndërtimin e rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Gorancë

2021/09/08 - 10:21

Në vazhdën e projekteve të planifikuar për vitin 2021 në Komunën e Hanit të Elezit, është realizuar ndërtimi i rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Gorancë.
Rezervuari i ndërtuar me kapacitet akumulimi prej 400 mijë litra, synon të siguroj stabilitet të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Gorancë.
Projekti është realizuar nga buxheti i Komunës së Hanit të Elezit në vlerë prej 21.875,78 Euro.