Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ndërton 5 shtëpi në Komunën e Hanit të Elezit

2019/01/21 - 5:02

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Humanistin e njohur z.Halil Kastratin.
Vizita e z.Kastratit në Komunën e Hanit të Elezit shënon edhe fillimin e bashkëpunimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e cila u formalizua edhe me “Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinancimi.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” përfaqësuar nga Berat Kabashi , Drejtorë i Përgjithshëm dhe Komunës së Hanit të Elezit përfaqësuar nga Kryetari Rufki Suma, parashihet ndërtimi I 5 shtëpive në vitin 2019 për familjet në nevojë në kushte të rënda ekonomike sipas formës çelësat në dorë.
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në mënyrë vullnetare të pavarur dhe vullnet të plotë obligohet dhe zotohet për sigurimin e materialit për ndërtimin e shtëpive.
Komuna e Hanit të Elezit sipas marrëveshje do të participon me së paku 1000 euro për secilën nga këto shtëpi.
Palët u pajtuan që të themelojnë edhe bordin e përbashkët për përzgjedhjen e familjeve të cilat do ti plotësojnë kushtet për të përfituar nga kjo marrëveshje.
Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër personal dhe në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit falënderoi z.Halil Kastratin përkatësisht angazhimin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për të ndihmuar edhe komunën e Hanit të Elezit me këtë projektë bamirësie.