Republika e Kosoves

Hani i Elezit

U shënua Dita Botërore e Pastrimit në Han të Elezit

2024/09/20 - 8:42

Me një aksion simbolik të pastrimit të hapësirave në zona të ndryshme në Han të Elezit, sot u mobilizuan institucionet komunale, arsimore dhe shëndetësore, ku qëllim ishte të transmetohet mesazhi për ruajtjen e ambientit të pastërt tek rinia dhe rëndësinë e pastërtisë në shëndetin tonë.
Përgëzoj mësimdhënësit për mundin e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, si dhe personelin shëndetësor për ofrimin e kujdesit ndaj qytetarëve tanë!
Ndërkaq falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion!
Ta pastrojmë dhe ta ruajmë Kosovën tonë!