Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Zgjedhet këshilli lokal për zonën Paldenicë, Dermjak, Neçavcë dhe Vërtomicë

2022/05/24 - 8:33

Sot me datë 24.05.2022, Komisioni i Kuvendit Komunal në Hanin e Elezit për formimin e këshillave të fshatrave mbajti takimin për përzgjedhjen e Këshillit të Fshatit për zonën Paldenicë, Dermjak, Neçavcë dhe Vërtomicë.
Në këtë takim prezent ishin 28 pjesëmarrës ku pas propozimit të të pranishmëve u zhvillua në procedurë të hapur votimi dhe me 7 anëtarë.
Kryetar i Këshillit të Paldenicës u zgjodh z. Sadam Dernjani, ndërsa anëtarë të këshillitë u zgjodhën z.Suad Curri, z.Ertan Dernjani, z.Sadush Krasniqi, z.Lulzim Krasniqi, z. Samir Ramuka dhe z. Izet Asotiq.

Me mbledhjen udhëheqi kryesuesja e komisionit znjsh. Natyra Kalisi (Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme) së bashku anëtarët z. Xhevahir Dernjani(Asambleist i PDK-së), z.Sherif Berisha (Asambleist i VV-së), z. Refet Kalisi ( Asambleist i LDK-së), z. Zaim Bela (Asamblesitë i AAK-së) .
Falenderojmë për pjesëmarrjen dhe kontributin z. Avni Bushi( Sekretar i Kuvendit) dhe Bajrush Laqi( Zyra Ligjore ).