Republika e Kosoves

Kaçanik

Diskutohet ndotja e lumit Nerodime si dhe zhurma akustike në qytet gjatë orëve të natës

2019/06/10 - 1:35

 

Mekanizmat relevant janë takuar sot për të diskutuar mbrojtjen e ambientit- me theks të shtuar mbrojtjen e lumit Nerodime si dhe zhurmën akustike në qytet gjatë orëve të natës. Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra takoi përfaqësues të Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, inspektorë komunal, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të lokaleve afariste, diskutuan në dy takime ndaras, për ndotjen e lumit Nerodime, ku së fundi ngordhën peshq në këtë lum nga ndotja, si dhe u diskutua zhurma akustike e krijuar në lokalet afariste gjatë orëve të natës. Palët u dakorduan që të merren hapa konkret në daljen nga situata e krijuar për të dyja rastet.