Republika e Kosoves

Kaçanik

FTESË PËR MBLEDHJE

2019/06/22 - 8:20

Në bazë të nenit 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, mbahet mbledhja e  VI-të (Gjashtë) e  Rregullt të Kuvendit të Komunës Kaçanik për vitin 2019.

Mbledhja do të mbahet në sallën e kuvendit të komunës, në katin e tretë të objektit të komunës, me  28 Qershor 2019 (Dita e  Premte), në ora 11:00.

Mbledhjen do ta kryeson dhe udhëheq, Kemal Mërseli,  Kryesues i Kuvendit.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës të  datës,  28 Qershor 2019,  do të shqyrtohet ky:

REND PUNE

  1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit të Komunës;
  2. Draft- Korniza afatmesme  buxhetore  (KAB) e Komunës së Kaçanikut për vitet,   2020-2022;
  3. Draft Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Kaçanikut;
  4. Propozim Vendimi për miratimin paraprak të vendimit për dhënien në shfytëzim afatshkurtër të pjesës së ngastrës kadastrale  e cila është pjesë e memorialit të varrezave të dëshmorëve, ngastra kadastrale  Nr. 00239-0, Zona Kadastrale Soponicë;  dhe
  5. Debatim për çështjen e  një kyçje – çkyçje në Autostradën “Arben Xhaferi”  si dhe çështjen dëmtimit të rrugëve  lokale  nga “Bektel Enka”.