Sektori i Inspekcionit Sanitar dhe Veterinarisë
Inspekcioni Sanitar dhe i Veterinarisë
- Kujdeset për kontrollimin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit, ushqimit, pajisjeve dhe veglave;
- Kujdeset për kontrollimin e ujit, objekteve, stabilimenteve dhe aparateve për furnizim me ujë të pijshëm;
- Kontrollon përmbushjen e kushteve sanitare- teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore, për të gjitha objektet sipas dispozitave ligjore;
- Marrjes së masave mbrojtëse të shëndetit të popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve të duhanit dhe të pirjes së duhanit në vendet publike;
- Objekteve dhe mjeteve të komunikacionit publik;
- Kujdeset për marrjen e masave dhe veprimeve përkatëse për evitimin e parregullsive dhe mungesave në afatin e përcaktuar;
- Dorëzimin e dokumentacionit dhe të dhënave tjera brenda afatit të përcaktuar;
- Marrjen e përkohshme të pajisjeve, mjeteve dhe dokumentacionit të nevojshëm;
- Kryen hapjen dhe mbylljen e dhunshme të objektit për qëllimin e inspektimit;
- Marrjen e mallit të dyshimtë apo të prishur ndërsa mallin i cili paraqet rrezik për shëndetin publik e asgjëson;
- Bën tërheqjen e dokumentacionit të prodhimit, i cili nuk është harmonizuar me dispozitat ligjore, gjegjësisht urdhëron evitimin e mangësive të produktit;
- Ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë, përkatësisht kryerjen e punëve të caktuara, për kohë të caktuar;
- Ndalimin e përdorimit dhe shfrytëzimin e mjeteve të punës, njësive punuese, pajisjeve prodhuese, qarkullimin dhe përdorimin e mallit kur nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj;
- Ndërmarrjen e veprimeve lidhur me mostrat, kontrollon produktet me qëllim të verifikimit dhe harmonizimit në pikëpamje sanitare në bazë të dispozitave ligjorë në fuqi;
- Bën ndërmarrjen e masave për evitimin e rrezikut për jetë, shëndetin e njerëzve, dhe shëndetin e kafshëve apo mbrojtjen e interesit publik;
- Inicimin e procedurave kundërvajtës dhe ushtron fletëparaqitjen penale;
- Ndërmarrjen e veprimeve të tjera për të cilat është i autorizuar me ligj;
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me rregulloret e Komunës.