Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori i Inspekcionit të Ndërtimit

Inspekcioni i Ndërtimit

  1. Inspektimin e ndërtimeve, instalimeve, renovimeve, zgjerimeve, ndryshimeve, shndërrimeve si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture, përjashtuar punët e zakonshme për mbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje ndërtimi;
  2. Inspektimi i kushteve urbanistike-teknike;
  3. Inspektimi i dokumentacionit teknik (projekti i ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimi i lejeve të përdorimit të objekteve);
  4. Mbikëqyrja e rrenimit të objekteve të ndërtuara pa leje, përpilimi i prosecverbaleve dhe dhënia e vendimit për ndërprerjen e punimeve ndërtimore;
  5. Ushtron fletëparaqitje kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse dhe të ligjit penal;
  6. Inspekton kushtet dhe masat e sigurisë që kanë të bëjnë me sigurimin e objektit dhe të objekteve përreth, si dhe masat e sigurisë përreth këtyre objekteve;
  7. Vërtetimi i dokumenteve burimore, të cilat investitori duhet t’i ketë në dispozicion në vend ndërtimin në përputhshmëri me ligjin;
  8. Përpilimi i procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend ndërtim, për respektimin ose mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimeve dhe të materialit ndërtimore;
  9. Marrja e vendimeve për ndërprerjen (pezullimin) e punimeve, deri në evitimin e parregullsive tekniko- procedurale;
  10. Kryen çdo punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me rregulloret e Komunës.