Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtoria e Kulturës, Rinis dhe Sport do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave dhe përgjegjësive si në vijim:

  1. Hartimin e planit për mbështetjen kulturore, sportive dhe rinore;
  2. udhëheqja me resurset lokale kulturore, rinore dhe sportive;
  3. udhëheqja me Teatrin, Bibliotekën e Qytetit, Muzeun e Qytetit, Qendrën e Kulturës, Palestrën e sporteve dhe hapësirat tjera përcjellëse;
  4. Organizon dhe shënon data me rëndësi historike kur kërkohet;
  5. Organizon debate për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;
  6. Grumbullon shënime faktike mbi të arriturat në  kulturë, rini dhe sport;
  7. Bashkëpunon ngushtë dhe të raporton për punën e vetë Kryetarit të Komunës;
  8. Bashkëpunon me nivelin qendror nga fushë veprimtaria përkatëse dhe këshilltarët nga këto fusha;
  9. Bënë regjistrimin e grupeve, klubeve, ansambleve etj;
  10. Mbështetja e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive;
  11. Bashkëpunon me qytete tjera, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ, e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare;
  12. Përkrahë dhe të ndihmon asociacione, klub dhe shoqata në aktivitetet e tyre;
  13. Përkrah, mbështet dhe mbikëqyrë punën dhe funksionimin e Qendres Rinore në përputhje me ligjin;
  14. Ofron institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë primare që kryejnë ato, por në raste emergjente dhe veprimtari të tjera);
  15. Të nxisë investitorët dhe të kërkojë fonde shtesë;
  16. Organizon anketa, seminare e trajnime të ndryshme, kyçje të të rinjve kosovarë në aktualitete rinore, evropiane e botërore;
  17. Ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.