Sektori i Rinisë, i cili vepron në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka si mision: fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal të tyre, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje te të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta për të rinjtë, që mundësojnë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe vlerave shoqërore, duke respektuar veçoritë individuale tek të rinjtë.
Sektori i Rinisë ka për objektivë që të avansojë proceset të cilat ndërlidhen me rolin e të rinjve në komunë.
Politikat e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht të Sektorit të Rinisë së Komunës së Mitrovicës së Jugut, janë:
Ne kuadër të Sektori të Rinisë të Komunës së Mitrovicës së Jugut vepron KVRL (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) i cili ka mision përforcimin e organizatave rinore brenda komunave përkatëse, si dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rininë, po ashtu ne kuadër te sektorit te rinisë ekziston edhe Qendra Rinore e Mitrovicës, Qendra Rinore në Bare dhe Diakonia Youth Center që janë hapësira të funksionalizuara për zhvillimin e aktiviteteve të rinjve.
Sektori i rinisë bashkëpunon me Departamentin e Rinisë pranë MKRS-së, organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Sektori i rinisë në bashkëpunim me KVRL-në, Qendrën Rinore Mitrovica, Qendrën Rinore në Bare dhe Diakonia Youth Center si dhe Organizata të të ndryshmë realizojnë projekte/aktivitete të ndryshme varësisht nga kërkesat/nevojat e të rinjve.
Disa nga aktivitetet që Sektori i Rinisë organizon janë:
Dokumente të rëndësishme të Sektorit të Rinisë janë:
Bazuar në Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, në proces të hartimit janë nxjerre edhe draft Udhëzimet Administrative, siç janë:
Nga këto Udhëzime është hartuar dhe aprovuar Rregullorja Nr.04/2015 për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunë
Gjithashtu me vendim është bërë njohja e Këshillit të Veprimit Rinorë Lokal (KVRL) në Komunën e Mitrovicës së Jugut, këshill ky i cili funksionon si organ i përfaqësimit rinorë, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit lokal.
Në vitin 2014 është bërë miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal – Mitrovicë për vitet 2014 – 2017.