Përfshirja e popullsisë së Mitrovicës dhe pjesëmarrja e tyre në aktivitetet sportive është realizuar dhe realizohet kryesisht përmes pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e klubeve sportive, në rrafshe të ndryshme, në kuadër të federatave gjegjëse, si:
Klubi i basketbollit “Trepça” (m) – Federata e basketbollit;
Klubi i basketbollit “Trepça” (f) – Federata e basketbollit
Klubi i Hendbollit “Trepça” (m) – Federata e hendbollit
Klubi i Hendbollit “Trepça” (f) – Federata e hendbollit
Klubi i futbollit “Trepça 89” – Federata e futbollit
Klubi i futbollit “Trepça” – Federata e futbollit
Klubi i futbollit “Birliku” – Federata e futbollit
Klubi i xhudos “Trepça”- Federata e xhudos
Klubi i atletikës “Trepça” – Federata e atletikës
Klubi i shahut “Trepça” – Federata e shahut
Klubi i shahut “Minatori” – Federata e shahut
Klubi çiklistik “Trepça” – Federata e çiklizmit
Klubi çiklistik “Besi Petroll” – Federata e çiklizmit
Klubi i boksit “Trepça 89” – Federata e boksit
Klubi i karatesë “Trepça” – Federata e karatesë
Klubi i automobilizmit “Trepça” – Federata e automobilizmit
Klubi i skitari “Trepça” – Federata e skitari
Klubi i notit “Trepça” – Federata e notit
Klubi i shenjëtarisë “Trepça” – Federata e shenjtëri
Klubi i pingpongut “ Trepça” – Federata e pingpongut
Klubi i tenisit “Trepça” – Federata e tenisit
Klubi i gjimnastikës “Trepça” – Federata e gjimnastikës
Klubi i bodibildingut “Forca” – Federata e bodibildingut
Në kuadër të të gjitha këtyre klubeve veprojnë të gjitha kategoritë si fatosat, pionierët, kadetët, juniorët, seniorët e në disa raste dhe në disa klube edhe veteranët që në përgjithësi arrijnë shifrën prej afro 2.200 pjesëmarrës të cilët defilojnë dhe marrin pjesë në aktivitetet sportive, përmes klubeve sportive dhe në federatat gjegjëse.
Objektet sportive në komunën e Mitrovicës:
Palestra e sporteve “Minatori”
Stadiumi i sporteve të vogla “Fatime Xhaka”
Stadiumi olimpik “Trepça”
Stadiumi i vjetër i qytetit “Riza Lushta”
Stadiumi i futbollit “Ismet Sejdiu” Bair – Mitrovicë
Stadiumi ndihmës i qytetit “Nexhat Taraku”
Stadiumi i futbollit – Kçiq i Madh – Mitrovicë
Stadiumi i futbollit – Koshtovë – Mitrovicë
Në kuadër të objekteve sportive bëjnë pjesë edhe poligonet sportive, sallat sportive të shkollave fillore dhe atyre të mesme, të cilat në rast nevoje mund të përdoren edhe për zhvillimin e sportit.