Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Bashkëpunim i frytshëm ndërmjet Qendrave për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Komunave Hani I Elezit dhe Kaçanikut

2022/05/17 - 8:21

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-Kimete Kuka Hasallari, si dhe drejtoresha e QKMF-së në Han të Elezit-Lindita Rexhallari, u mirëpritën nga z.Sali Malsiu-Drejtori për Shëndetësi nga Kaçaniku dhe znj.Elmihane Malsiu-Drejtoresha e HendiKos-it të Kaçanikut, me rastin e dhurimit të një donacioni nga ta për Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe për QKMF-në në Han të Elezit.

Donacioni përmban: 2 karroca për persona me aftësi të kufizuar, një shëtitore, disa pako pampersa dhe 50 pako koleostoma.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale falënderon HendiKos-in dhe Drejtorinë e Shëndetësisë së Kaçanikut për këtë donacion.