Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Drejtoresha për Shëndetësi viziton QKMF-në për nder të “Ditës së Infermierisë”.

2022/05/13 - 11:33

Data 12 Maj shënohet si Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. Për nder të kësaj dite, Drejtoresha për Shëndetësi znj.Kimete Kuka Hasallari vizitoi QKMF-në e Hanit të Elezit për t’iu shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin të gjithë infermiereve dhe infermierëve, të cilët në mënyrë të palodhur vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve.
“Sot shënohet Dita e Infermierisë, por çdo ditë është e juaja, sepse heronjtë e vërtetë jeni ju, e këtë e dëshmuat edhe me rastin e pandemisë Covid-19, kohë kjo kur të gjithë duhej të qëndronin në karantinë dhe me familjarët, ndërsa ju ishit në mes të rrezikut, larg familjeve dhe të renditur në vijën e parë të fronit kundër virusit.”, tha ndër të tjerash znj.Kimete.
Në fund, Komuna e Hanit të Elezit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi ndau mirënjohje për 8 (tetë) punëtore/ë të QKMF-së, të cilët kanë arritur mbi 20 vjet përvojë pune, si vlerësim për kontributin e tyre gjatë gjithë këtyre viteve, secila e secili në departamentet e tyre.