Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Hani i Elezit shënoi “11 Qeshorin”, 23 vjetorin e Ditës së Çlirimit

2022/06/12 - 3:56

Hani i Elezit shënoi “11 Qeshorin”, 23 vjetorin e Ditës së Çlirimit dhe për nder të kësaj dite, Kuvendi Komunal mbajti seancë solemne.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit, z.Florim Shkreta.
Poashtu, për nder të kësaj dite, Kryetari i Komunës, z.Mehmet Ballazhi, mbajti një fjalim ku paraqiti rëndësinë e shënimit të Ditës së Çlirimit, organizimin e luftës në Han të Elezit gjatë periudhës 1998-1999, themelimin e Komunës së Hanit të Elezit dhe të arriturat që nga Dita e Çlirimit.
Në këtë seancë, me fjalë rasti u paraqitën edhe kryesuesit e partive politike të asamblesë komunale, z.Resul Suma, znj. Ajnure Thaçi, znj.Hyrijete Isufi dhe z.Zaim Bela.
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Lavdi të rënëve për liri!
Respekt për çlirimtarët!