Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2019

2019/03/19 - 3:51

Komiteti për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2019.
Anëtarët e KPF-së pë rendë të ditës shqyrtuan:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Shqyrtimi i nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës së Celanos ( Itali).
3.Shqyrtimi i planit komunal për efiqiencën e energjisë 2019-2021.
4.Shqyrtimi i raportit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2018.
5.Shqyrtimi i raportit të punës të tre komiteteve konsultative për vitin 2018.
6.Njoftim për aktivitetet e Këshillit Komunal pë Siguri në Bashkësi për vitin 2018.
7.Njoftim për aktivitetet e këshillave të fshatrave të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2018.
8.Të ndryshme.
Komiteti për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës vendosi që të njejtat ti përcjell për rendë të ditës në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës.