Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komuna e Hanit të Elezit prezanton Kornizën afatmesme buxhetore 2019-2021.

2018/06/18 - 6:29

Me Dëgjimin e Parë publik para banorëve, Komuna e Hanit të Elezit prezantoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021.

Nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani në hapje të debatit tha se me procedurat e hartimit të dokumentacioneve përcjellëse të Buxhetit Afatmesëm të Komunës për periudhën e viteve 2019-2021, Komuna zyrtarisht ka filluar qysh nga data 16 maj 2018, atëherë kur nga Ministria e Financave është pranuar Qarkorja buxhetore 2019/01 për komunat.

Me këtë Qarkore buxhetore ofrohen udhëzimet e para për hartimin e buxhetit për vitin 2019 dhe vlerësimet për vitet 2020-2021, kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestar buxhetor për vitin 2019 dhe vlerësimet 2020-2021 për çdo organizatë buxhetore. Pas kësaj qarkoreje do të pasojnë qarkore të tjera shtesë deri në finalizim të buxhetit 2019 dhe vlerësimet 2020-2021.

Në aktivitetet tona gjatë përgatitjes dhe hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës (KABK), përveç që jemi bazuar në Qarkoren Buxhetore 2019/01 për komunat, gjithsesi jemi shërbyer edhe me projeksionet e dhëna me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 në nivel të vendit, si dhe në dokumentet e rëndësishme strategjike të komunës si:

-Plani Zhvillimor Komunal (PZHK),

-Plani Rregullues Urban (PRRU) dhe

Strategjia për Zhvillim Socio-Ekonomik të Hanit të Elezit 2018-2022

Sipas Nënkryetarit Qajani Korniza fiskale komunale apo Korniza e të hyrave komunale përfshinë pjesën e buxhetit komunal nga aspekti i parashikimit të të hyrave të përgjithshme komunale për sigurimin e mjeteve për financimin e shpenzimeve të komunës për periudhën e viteve 2019-2021.

Projeksionet në kornizën fiskale komunale për vitet 2019-2021, janë të bazuara në përputhshmëri të plotë me kufijtë buxhetor me Qarkoren Buxhetore nr.2019/01 për Komunat dhe me parashikimet e miratuara me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 në nivel të vendit.

Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar politikave fiskale (politikës së të ardhurave si nga granti i qeverisë, të hyrave vetanake komunale si dhe shpenzimeve).

Për vitin fiskal 2019 parashohim një buxhet prej 2,915,921 € apo një rritje prej 199,324 € ose për 7.34 % më i madh apo në raport me vitin 2018, kurse për vitin 2020 kemi një buxhet prej 2,625,530 € apo një rënie prej 290,391 € ose për afro -9.96 % në raport me vitin 2019, si dhe për vitin 2021 parashohim një buxhet prej 2,717,700 € apo një rritje prej 92,700 € ose për afro 3.51% më i madh apo në raport me vitin 2020.