Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kryetari i Komunës pret në takim përfaqësuesit e Humanity First Kosova

2023/03/15 - 9:46

Humanity First Kosova është një organizatë bamirëse, veprimtaria e së cilës është mjaft e gjërë në Kosovë dhe sot së bashku me Drejtoren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale mirëpritëm përfaqësuesit e Humanity First Kosova, të cilëve iu shpalosëm nevojat dhe kërkesat tona më urgjente për të ofruar mirëqenie për kategori të ndryshme, ku u dakorduam që të gjejmë mënyra adekuate për të bashkëpunuar mes Komunës dhe Humanity First, për të cilët shpreh mirënjohje për vizitën e tyre.