Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2021

2021/07/29 - 1:52

Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Draft plani lokal i veprimit në mjedis 2021-2026.
3. Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2021.
4. Raporti i auditorit të brendshëm për Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2020.
5. Plani i Veprimit të Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit të brendshëm – 2020.
6. Themelimi i grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022.
7. Informatë për raportin e përmbushjes së planit të integritetit të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020.
8. Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021.
9. Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2021 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
10. Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma, Nënkryetari Mallzum Qajani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës.