Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022

2022/07/28 - 7:07

Kuvendi për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2022.
3.Raporti i Auditorit të përgjithshëm për Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2021.
4.Plani i veprimit i komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit për vitin 2021.
5.Kërkesë për rialokim dhe transfer të mjeteve nga kategoria ekonomike të shpenzimeve kapitale dhe mallra dhe shërbime.
6.Propozim vendim për miratimin e projektit të ri kapital.
7.Informatë mbi aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.
8.Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2022 të N.P.L “Pastrimi” sh.a
9.Informatë për sektorin e emergjencave.
10.Raport mbi çështjen e ujit në fshatin Gorancë.
11.Të ndryshme.
Në mungesë të kryesuesit të kuvendit z.Florim Shkreta me mbledhjen e kuvendit udhëhoqi këshilltari më i vjetër z.Zaim Bela, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit