Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi pret në takim Kryetarin Mehmet Ballazhin

2022/04/29 - 8:20

Ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi pret në takim Kryetarin Mehmet Ballazhin dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, Majlinda Kaloshi

Gjatë këtij takimi, kishte vullnet të dy anshëm për të diskutuar tema të shumta dhe me rëndësi për Hanin e Elezit. Ndër temat që u diskutuan ishin: projektet zhvillimore në favor të zhvillimit socio-ekonomik të Hanit të Elezit; aplikimet në grante të ndryshme të ofruara nga MAPL-ja; çështja e hekurudhës, përkatësisht problemi me dy vendkalimet, ku në këtë temë kërkova që Ministri Krasniqi të ushtrojë ndikimin e tij në Qeverisjen Qendrore për të na ofruar ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje adekuate për komunitetin; u diskutua edhe për Marrëveshjet Kolektive; poashtu edhe për projekte që veçse i kemi diskutuar edhe në debat publik, siç është projekti ku kemi aplikuar në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, “Shtegu i biçikletave”; një pikë diskutimi mjaft me rëndësi ishte edhe mundësia e zhvillimit të turizmit malor; si dhe përgjithësisht shtjelluam tema për ekonominë lokale.

Nga ky takim mjaft i këndshëm, mbetëm me shpresë se gatishmëria e Ministrit Krasniqi për të diskutuar për shumë tema me ne për Hanin e Elezit, do të finalizohet me rezultate të frytshme, sidomos për disa tema të ndjeshme me të cilat po përballemi kohët e fundit.