Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Përfaqësuesit e komunës së Celanos vizitojnë Komleksin Memorial në Prekaz

2019/06/13 - 5:51

Në ditën e tretë të qëndrimit në Komunën e Hanit të Elezit, përfaqësuesit e komunës së Celanos nga Republika e Italisë z.Ezio Ciciotti nënkryetarë i komunës së Celanos dhe Antonio Di Renzo udhëheqës i departamentit për turizëm i kësaj komune,të shoqëruar nga Kryetari i Komunës Rufki Suma morrën pjesë në ceremonin e ndërimit të Komandantit të ushtarëve italian në Pej.
Ata me këtë rast patën takime me ushtarët italian si dhe me përfaqësuesit e Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Delegacioni nga Komuna e Celanos qëndrimin në Republikën e Kosovës e shfrytëzuan për të vizituar edhe Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz me ç’rast vendosën buqetë lulesh pranë Varrit të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe me përkulje nderuan sakrificën dhe veprën e Familjes Jashari