Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Shoqata “Islamic Relief” zotohet të ndihmojë sektorin e shëndetësisë të Komunës së Hanit të Elezit.

2019/05/16 - 2:21

Kryetari i Komunës Rufki Suma, priti në takim pune Dr. Mohamet Soliman, Drejtorë i Shoqatës “Islamic Relief” për Shqipëri dhe Kosovë.
Kryetari Suma dhe Dr.Mohamet Soliman biseduan për zhvillimet aktuale në institucionet përkatëse, ndërsa me theks të veçant për sektorin e shëndetësisë në komunën e Hanit të Elezit.
Duke u trajtuar gjendja e shëndetësisë në Komunën tone, u identifikuan edhe sfidat për të cilat komuna ka nevojë për përkrahje.
Për këtë qëllim ata u pajtuan që gjatë muajit Qershorë apo Korrik të nënshkruhet një Marrëveshje e Mirëkuptimit me të cilën Shoqata “Islamic Relief” do të realizonë projektin në shëndetësin e komunës, për vizita shtëpiake, për personat me aftësi të kufizuara dhe për të sëmuarit kronik.