Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Urimi i kryetarit të komunës Rufki Suma me rastin e festës së Fitër-Bajramit

2018/06/14 - 10:56

Te nderuar qytetarë

Në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, urojë të gjithë besimtarët në përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, agjërimin e muajit të shenjët të Ramazanit .
Ju uroj festën e Fitër – Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë .
Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen, solidaritetit dhe lumturinë e njeriut.
Është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Ju urojë paqe, mirësi dhe begati në familjet e juaja.

Kryetari i Komunës
Rufki Suma